Elma sapo “e plasi bombën”! “Supreme”, projekti i parë i këngëtares më të re të muzikës shqiptare

Ditën e djeshme, botës së muzikës ju shtua edhe një këngëtare e re. Ajo quhet Elma dhe solli këngën “Supreme” të shoqëruar me klip.
Me një zë karakteristik Elma solli një projekt ndryshe nga ç’kemi dëgjuar. Bashkëkohore, stil dhe me një tekst të veçantë mund të themi se ishte një fillim i mire. 21- vjeçarja muzikën e ka pasion që fëmi dhe është angazhuar në koncerte të ndyshme në të gjithë vendin.
Ajo gjithashtu ka qenë pjesmarrëse në “The Voice”. Edhe pse është projekti i saj i parë për publikun dhe Elma është po thuajse e panjohur, këngëtarja vlerëson faktin që brenda 24 orëve kënga ka arritur shifrën e 28 mijë klikimeve. Idea e këngës lindi thjesht nga pasioni që Elma ka. Kishte shumë kohë që po punonte dhe tani e pa të arsyeshme ta publikonte si projekt. Edhe pse është një histori dashurie, nuk është aspak personale. Është një histori tipike të rinjsh, si një lojë. Fakti që nuk ka përdorur një figurë mashkulli në klip, tregon se Elma dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes figura e femrës.
Ky ishte prezantimi i saj i parë me “Supreme” dhe duket mjaft premtuese në botën e muzikës.
Comments